Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është krijim “Origjinal” kënga e re e Getoarit?

A është krijim “Origjinal” kënga e re e Getoarit?
March 27
00:13 2016

Mesa duket tradita e “Babastars” nuk është thyer edhe këtë herë në të gjitha drejtimet. Gjithçka mbetet në të njëjtat linja që jemi mësuar t’i dëgjojmë deri sot. Bëhet fjalë për këngën e re “BS”, tematika, bashkëpunimi, situata e krijuar duken si përsëritje të asaj që kemi dëgjuar edhe parë, edhe më parë. Por e veçanta e kësaj here për Getoarin është se elementet e këngës nuk janë një krijim i ri dhe origjinal i “Babastars”, por janë tinguj të ripërdorur në baza muzikore të kënduara nga artistë të tjerë.

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i këngës dhe ja ku u zbulua Kënga “mëmë”, “Welcome Dans la Grotte” e reperit francez Keron. Kjo këngë numëron shumë pak shikues, edhe pse është postuar nëntorin e vitit 2014. Ndoshta ky fakt i ka joshur sadopak reperat dhe i ka bërë të mendojnë se nuk do zbulohet origjina e këngës, por duhet thënë se këngët janë identike. Me të njëjtin beat, me të njëjtën linjë, por në gjuhë të ndryshme, sërish njësoj tingëllojnë. Ndoshta nuk e kanë menduar hollë: sot mund t’i fshihesh syrit, por “click”-ut asnjëherë. Shikoni origjinalin!

Komento
Etiketimet
Shperndaje