Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është kjo dashuria e Princit Harry?

A është kjo dashuria e Princit Harry?
November 12
15:17 2016

Meghan Markle është përfolur së fundmi si e dashura e Princit Harry të Britanisë së Madhe. Miqësia e tyre është përforcuar së tepërmi sa këtë fundjavë ajo mund të jetë e ftuar në Pallatin Mbretëror për të takuar anëtarët e tjerë të familjes.

Por mediat nuk kanë qëndruar mënjanë dhe kanë publikuar disa prej skenave të filmave ku ajo ka luajtur, në poza jo edhe aq të përshtatshme për një “nuse” mbretërore, sigurisht nëse ajo mund të bëhet e tillë.

Në foton e publikuar nga “Daily Mail” duket aktorja Meghan me kolegun e saj Patrick Adams në një film ku kanë luajtur bashkë.

Kujtojmë se Harry është përfolur shpesh për romancat e tij dhe paparacët janë përherë në gjurmim të çdo lëvizjeje të tij për të bërë “scoop”-e. /Blitz.al/

megghan

harry

Komento
Shperndaje