Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A e keni parë puthjen e Marinës me Getoarin?

May 14
11:23 2016

Pas një periudhe të gjatë, ku portalet online u kthyen në “investigues detajesh” për të bërë publike lidhjen midis Getoar Selimit dhe bukuroshes Marina Vjollca, duket se këta të fundit më në fund u dorëzuan dhe e pranuan hapur marrëdhënien e tyre të dashurisë. Të gjithë jemi në dijeni të udhëtimeve të tyre nëpër botë, pastaj vijnë ftesa nëpër emisione, dedikime muzikore dhe gjithçka tjetër që çifti simpatik ka mundësi të shijojë. Por në gjithë këtë “maratonë dashurie” na mungonte një puthje publike midis tyre. Që prej fillimit ata janë treguar shumë të kujdesshëm në këtë pjesë, por mesa duket janë zbuluar nga “një njeri i brendshëm”…

Ka qenë Luana Vjollca, e cila në Snapchat-in e saj ka publikuar gjatë natës një video ku shfaqet në shoqërinë e çiftit Marina-Geti. Në një moment, kur është dëgjuar dhe refreni i këngës “S’jena mo”, dy të dashuruarit janë afruar shumë pranë dhe i kanë dhuruar një puthje njëri-tjetrit. Sigurisht, Luana nuk ka dashur të tregojë plotësisht këtë moment, ndaj dhe ka lëvizur dorën për të humbur qartësinë e fokusit të videos, por është e kuptueshme që aty ka pasur një puthje.

Ajo çka mbetet e rëndësishme, duan apo jo të publikojnë momente intime të tyre, është fakti se Marina dhe Geti duken vërtet të plotësuar dhe më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin, ndaj nuk na mbetet veçse të themi: Sa më shumë puthje dhe dashuri për çiftin!

 

Snapchat - Luana Vjollca

Snapchat - Luana Vjollca
Picture 1 of 2

Komento
Shperndaje