Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A e kanë mbajtur zotimin Ciara dhe Russell Wilson për të mos kryer marrëdhënie para martesës?

July 08
13:25 2016

Ciara dhe Russell Wilson tashmë i kanë thënë betimet, kanë shkëmbyer unazat dhe janë zyrtarisht të martuar.

Çifti më i ri hollivudian ishte  zotuar të mos kryenin marrëdhënie seksuale deri në natën e parë të martesës. Ata janë siguruar që të gjithë fansat të ndjekin momentet e tyre të para si të martuar nëpërmjet disa postimeve  në Snapchat një ditë pas dasmës  në Cheshire, Angli. Ciara në video tregon emocionet e para të të qenit znj. Wilson duke iu referuar Russell-it si “bashkëshorti im”.  Këngëtarja  u ka rrëfyer të gjithëve se ka kaluar momente të këndshme ditën e dasmës dhe pas saj.

“Zemër, ti e di se çfarë do të bëjmë ne sot”- është shprehur ajo në video ndërkohë që komenti pasues i Russell ishte: “Atë që bëmë  mbrëmjen e kaluar dua ta bëj shumë herë”.

Mesa duket, çifti i sapomartuar e ka mbajtur premtimin. Ciara dhe Russell u martuan të mërkurën në kalanë Peckforton në Cheshire, në një ceremoni me rreth 100 të ftuar.

Shperndaje