Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A e kishte menduar ndonjëherë Amosi se e motra do të bëhej princeshë?

A e kishte menduar ndonjëherë Amosi se e motra do të bëhej princeshë?
October 15
21:10 2016

Amos Zaharia ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ku ka folur për dasmën e motrës së tij, Elias, me Princin Leka.

Ai ka treguar disa detaje vërtet të këndshme nga dasma mbretërore, gjithashtu u është përgjigjur me batuta dhe plot sportivitet pyetjeve së gazetares.

Deri dje mund të themi se ai ishte vëllai i Elias, kurse sot i Princeshë Elias. Lidhur me këtë gazetarja i ka bërë një pyetje shumë interesante: A e kishte menduar ndonjëherë se e motra do të bëhej princeshë?”

“Kur ishte e vogël e thërrisnim Elia zogu, kështu që ia kemi taksur që atëherë”,- ka treguar Amos.

Mesa duket, sipas tij paska qenë e shkruar që Elia të ishte pjesë e familjes mbretërore Zogu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje