Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A e ka blerë heshtjen e pornostares me paratë e fushatës? Reagon Donald Trump

A e ka blerë heshtjen e pornostares me paratë e fushatës? Reagon Donald Trump
May 04
22:00 2018

A e ka blerë heshtjen e pornostares me paratë e fushatës? Reagon Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka mohuar se paratë e përdorura për të blerë një heshtjen e një prej yjeve të pornografisë kanë ardhur nga fondet e fushatës zgjedhore.

Ai pranoi në disa postime në Twitter, se avokati Michael Cohen kishte paguar Stormy Daniels gjatë fushatës dhe se ai ishte rimbursuar.

Ishte hera e parë që presidenti i është referuar drejtpërdrejtë pagesës, edhe pse ai vazhdon me bindjen se nuk ka patur lidhje me Daniels.

Më parë, ndihmësi i tij ligjor Rudy Giuliani kishte thënë se paratë ishin fondet personale të zotit Trump.

Presidenti publikoi tre postime mëngjesin e së enjtes, duke u përqëndruar në rimbursimin dhe një marrëveshje të pa deklaruar me Daniels.

Argumenti i Trump tregon se ishte një marrëveshje tipike e nënshkruar nga të famshmit dhe prandaj nuk ishte një çështje e lidhur me zgjedhjet.

Kjo mund të jetë vendimtare në përcaktimin nëse $ 130,000 që i janë paguar për Daniels ishin të ligjshme.
Para pak kohësh, aktorja tha se kishte një lidhje me Z. Trump në vitin 2006 dhe fjeti me të një herë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje