Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A do të rikthehet Beyonce sonte në skenë?

A do të rikthehet Beyonce sonte në skenë?
November 02
19:39 2016

Mbrëmjen e sotme, në Nashville të SHBA-së do të mbahet eventi më i rëndësishëm i muzikës “country”, “Country Music Awards 2016”, i cili do të bëjë bashkë emrat më të rëndësishëm të këtij zhanri muzikor.

Burime të ndryshme kanë konfirmuar për “PEOPLE” se Beyonce ndodhet në Nashville, që çuditërisht është vendi mikpritës i CMA. Krijuesja e “Lemonade” nuk është e njohur për muzikën “country”, por nuk do të ishte e para që do të “anashkalonte” rregullat e të ngjitej në skenë për të performuar, pas Justin Timberlake, i cili performoi vitin e kaluar këngët “Tennessee Whiskey” dhe “Drink You Away”.

Por a do të performojë Beyonce sonte?

Kjo pyetje sigurisht do ta marrë përgjigjen pak orë më vonë, por ne jemi të sigurt që po, pasi “Daddy Lessons” është një nga hitet më të dëgjuara të muzikës “country” këtë vit dhe nuk do të ishte çudi nëse Bey do të ngjitet në skenë sonte.

Gjithsesi, ashtu si perfomanca e saj në VMA pak muaj më parë, performanca e sotme do të jetë tema e bisedës, për të cilën të gjithë do të flasim nesër, sigurisht, nëse ndodh. Kjo do të shënojë edhe ngjitjen e parë në skenë pas përfundimit të turneut të saj, “The Formation World Tour”, pak javë më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje