Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A do të kthehet në një trend edhe ky xhup i Era Istrefit?

A do të kthehet në një trend edhe ky xhup i Era Istrefit?
November 14
17:52 2016

Në videoklipin e këngës “Bon Bon”, Era Istrefi ka veshur një xhup ngjyrë ulliri me një pelush bojë rozë.

Ky xhup u bë viral dhe shumë shpejt u kthye në një trend, madje vajzat kur e blinin e kërkonin si “xhupi i Erës” dhe jo me emrin e markës së tij.

Këtë sezon, këngëtarja e njohur ka postuar në rrjetet sociale foto me një xhup ushtarak me pelush, i cili duket se i shkon shumë.

Por a do të kthehet edhe ky xhup në një trend? Këtë gjë nuk e dimë, mbetet për t’u parë në qoftë se “xhupi i Erës” do të bëjë përsëri bujë gjatë këtij sezoni./Blitz.al/

eraaera

 

Komento
Shperndaje