Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“A do e merrje Shpat Kasapin për burrë?”, – modelja shqiptare e vendosur në Amerikë dha këtë përgjigje!

July 12
08:19 2018

Të gjithë e mbajmë mend lidhjen e bujshme të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi me modelen dhe këngëtaren, Afërdita Dreshaj.

Të dy përjetuan një romancë prej vitesh, ama në vitin 2013 Afërdita dhe Shpati i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe modelja e këngëtarja u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë, ajo po shijon ditët e para të martesës më bashkëshortin e saj, Jakub, por “hija” e Shpatit, jo vetëm që ndjek Afërditën por edhe miket e saj më të ngushta.

Një pyetje e drejtuar mikes më të ngushtë të Afërditës, Xhesika Berberi ka rihapur edhe njëherë çështjen të konsideruar të mbyllur.

“A do ta kishe pranuar Shpat Kasapin për burrë?”, – është pyetje e drejtuar Xhesikës, e cila është përgjigjur duke shkruar: “Jooooo…”, ndërkohë që shpërndan foton me Afërditën.

Duket se vëmendja për Shpatin ka ikur nga Afërdita te miqtë e Afërditës… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje