Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“A bon me fol?” Tayna i del në mbrojtje djalit nga Kosova që u kthye në “meme”, ja ç’ka bërë ajo!

“A bon me fol?” Tayna i del në mbrojtje djalit nga Kosova që u kthye në “meme”, ja ç’ka bërë ajo!
March 13
11:52 2019

Reperja e njohur Tayna është në kulmin e suksesit të saj, sidomos pas dy projekteve të fundit “A je” në bashkëpunim me Ledrin dhe “Ring Ring”, të cilat u kthyen menjëherë në hite.

Përveç teksteve dhe stilit të të bërit rep, që e dallon nga artistet e tjera femra të hip-hopit, Tayna zgjedh që shpesh të përcjellë mesazhe të rëndësishme me anë të këngve së saj. Rasti i fundit ishte me projektin “Ring Ring” që përmendëm më sipër, nëpërmjet së cilës ajo tregonte një pjesë të historisë së saj dhe inkurajoi fansat e publikun që e ndjekin, të mos heqin asnjëherë dorë nga ëndrrat. Mesa duket të njejtën gjë ka zgjedhur të bëj dhe me këngën e ardhshme, por këtë herë do të trajtojë në një farë mënyre “bullizmin”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me foton në të cilën shfaqet pranë një djali që quhet Besim Hajra, reperja shkruan: “Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve të videos „A bon me fol“. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m‘tregoi për talljet që ju kishin ndodhur sic i dim të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shëndrrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të merr një kahje tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, poashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është më ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar.”

Për ju që nuk e dini për çfarë bëhet fjalë, Besimi së bashku me një djalë tjetër që quhet Ilir janë protagonsitët e një video-je që u bë virale në Kosovë para pak ditësh. Shkak që video-ja u bë virale ishte mënyra e të shprehurit të djemve gjatë një interviste dhe pyetja “A bon me fol” që Besimi i drejtoi gazetares, për ti kërkuar leje që të shprehej përpara kamerës.

Siç mund ta shihni dhe nga kjo përmbledhje, ata u bën pre e talljes kolektive në rrjet dhe në një farë mënyre bullizmit online, e për këtë shkak Tayna ka vendosur që ti përfshijë në projektin e ardhshëm, madje duke futur dhe shprehjen “A bon me fol” në tekst. Me këtë rast do të japë një mesazh për bullizmin ose të paktën për faktin që të kërkosh leje e të jesh i sjellshëm duhet të jetë normë morale dhe jo shkak për tu bërë “hajgare” në rrjet.

Këto ditë qarkulloi dhe lajmi se Besimi kishte lënë shkollën për shkak të talljes që i bëhej, por gjithsesi familjarët  e tij e kanë mohuar këtë gjë. Megjithatë pranuan që ai ndihet keq kur të tjerët i përmendim videon dhe mënyrën se si flet. Kjo nuk është hera e parë që Tayna bëhet pjesë e një fushate të rëndësishme për të ndihmaur të tjerët, pasi vetëm para pak ditësh ajo tregoi se ishte bërë pjesë e sfidës #tindihmojtëvarfërit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje