Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina pranon në “Thumb”: Po, unë e kam fajin për të gjitha!

Armina pranon në “Thumb”: Po, unë e kam fajin për të gjitha!
August 20
17:43 2016

Në emisionin e sotëm në “Thumb”, gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu vunë në qendër të diskutimit të tyre Armina Mevlanin. Blogerja, fotomodelja dhe së fundmi edhe sipërmarrëse e një dyqani me veshje dhe këpucë, diskutohet shpesh në media dhe portale jo për arritjet e saj personale, por sepse është e dashura e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.

Zakonisht Armina është shënjestra kryesore duke e fajësuar për gjithçka, sidomos për sa u përket shpenzimeve monetare dhe jetës së luksit. Aulona dhe Fatma në “Thumb”, nëpërmjet batutës dhe ironisë, kanë trajtuar pikërisht këto çështje dhe në fund të diskutimit të tyre kanë dashur që, në formë loje, të marrin edhe një prononcim  nga e “paditura” Armina Mevlani, për ta pyetur për këtë fajësim apo gjykim që i bëjnë zakonisht gazetarët dhe njerëzit në rrjete sociale.

Me batutë, prezantueset në “Thumb” e kanë marrë në telefon Arminën dhe e kanë pyetur nëse ajo ka faj që Shkëlzeni, i fejuari i saj, është parë të pijë cigare në një ambient të mbyllur; që ai ka dalë nga një dyqan pa kupon tatimor; që ai i ka ngatërruar naftën me benzinën për t’ia hedhur makinës dhe së fundmi për prishjen e qetësisë publike me fishekzjarrët e hedhur për ditëlindjen e bukuroshes. Armina e ka kaluar me mjaft sportivitet këtë diskutim, duke thënë se ajo i pranon të gjitha fajet e përmendura nga Aulona dhe Fatma.

Në fund, ajo e ka mbyllur duke thënë se “gazetat le të flasin, Armina ecën përpara”, si dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur në karrierën e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje