Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 vite pas pezullimit nga “Kënga Magjike”, këngëtarja e njohur do t’i rikthehet skenës së festivalit

9 vite pas pezullimit nga “Kënga Magjike”, këngëtarja e njohur do t’i rikthehet skenës së festivalit
August 25
13:08 2019

“Kënga Magjike” është një prej skenave më të rëndësishme të muzikës në vendin tonë dhe që i ka rezistuar me sukses kohës, edhe pse ndryshimet në muzikë përgjatë viteve janë të dukshme. Një pjesë e këtij suksesi mesa duket është fryt i rregullave dhe jo rrallë “dorës së hekurt” me të cilën Ardit Gjebra e drejton festivalin. Siç e ka bërë të ditur në disa raste, për të është shumë ë rëndësishme që artistët, pavarësisht eksperiencës dhe karrierës që kanë, t’i zbatojnë rregullat dhe të tregohen korrektë në kohën kur marrin pjesë në “Kënga Magjike”.

Kujtojmë që para 9 viteve, si pasojë e një vonese në prova me 30 minuta, Linda Halimi, në atë kohë në fillimet e karrierës, reperi Big D, i cili tani është bashkëshorti i saj dhe Nora Istrefi u përjashtuan nga konkurimi dhe bashkëpunimi i tyre nuk doli në skenën e netëve finale. Madje thuhet se për disa vite atyre ju pezullua pjesmarrja në festival, megjithëse Nora u rikthye në 2013-ën për të na dhuruar këtë performancë:

Ndërkohë Linda ka marrë pjesë në “Top Fest”, madje e ka fituar atë, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, por te “Kënga Magjike” nuk ishte kthyer akoma. Të paktën deri tani, pasi me shumë gjasë ky do të jetë viti kur këngëtarja do të kthehet të konkurojë në festivalin e rëndësishëm të muzikë shqiptare. Këtë e themi pasi ajo ka postuar këtë pyetje në profilin e saj në Instagram:

Dhe kërkon mendimin e ndjekësve nëse duhet të kthehet në “Kënga Magjike”. Dhe fansat e saj në shumicën dërrmuese mendojnë se po, ajo duhet të marrë pjesë dhe këtë e tregon votimi me 92% vota pro:

Dhe pë këtë Lindita thotë se e do faktin që sa shumë e duan fansat e saj e i premton që deri në fund të vitit do të nxjerrë disa këngë njëra pas tjetrës. Gjithashtu këngëtarja thotë se ka pritur shumë kohë që të rikthehet në treg dhe pranë publikut dhe ne mendojmë po të njejtën gjë, është koha për këngë të reja! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje