Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 këngët që u dedikohen nënave

9 këngët që u dedikohen nënave
May 09
20:34 2016

Më 8 maj festohet Dita e Nënave, ç’ka do të thotë: urime, lule, çokollata, dhurata.

Është një kategori personash që nuk preferojnë lulet apo dhuratat për t’u uruar nënave të tyre “Gëzuar 8 majin”, por parapëlqejnë të bëjnë këngë për të shprehur dashurinë e tyre. Dhe këta janë artistët.

Më poshtë do t’ju rendisim 9 këngët tona të preferuara që u dedikohen nënave.

 

 

 

  • MAMA – SPICE GIRLS (1996)

“Kënga nënkupton që mamaja është ndoshta shoqja më e mirë që mund të kesh. Kur ajo është më e kujdesshme seç duhet do të thotë që ka mundësi të të njohë më mirë se ç’mund të njohësh ti veten”, – shprehen anëtaret e ish-grupit të famshëm britanik.

 

 

 

 

  • LET IT BE – THE BEATLES (1970)

Paul McCartney u frymëzua për “Let It Be” nga një ëndërr ku pa të ëmën, teksa grupi ishte në periudhën e regjistrimit të albumit të vitit 1968. Dhe falë Zotit ai ëndërroi!

 

 

 

 

  • DROPS OF JUPITER (TELL ME) – TRAIN (2001)

Kënga është një dedikim për nënën e liderit të grupit, Patrick Monahan, e cila u nda nga jeta për shkak të kancerit.

 

 

 

 

  • PROMISE TO TRY – MADONNA (1989)

Balada e ndier është pjesë e albumit “Like a prayer”, në vitin 1989 dhe i dedikohet nënës së Madonna-s të larguar nga jeta. “A e dëgjon zërin tim kur e thërras?” është një nga vargjet prekëse të këngës.

 

 

 

 

 

  • THE PERFECT FAN – BACKSTREET BOYS (1999)

Një nga anëtarët e grupit, Brian Littrell, është një nga shkruesit e këngës, e cila është dedikim për të gjitha nënat mbështetëse në të gjithë botën. “Mami, ti ishe gjithmonë admiruesja perfekte”, – këndon Littrell në këngë.

 

 

 

 

 

  • THE BEST DAY – TAYLOR SWIFT (2008)

 

 

 

 

 

 

  • OH MOTHER – CHRISTINA AGUILERA (2006)

Provoni ta dëgjoni këtë këngë pa qarë!

“Oh Mother” flet për dhunën që babai i Aguilerës ushtronte mbi nënën e saj. Një himn!

 

 

 

 

 

 

  • HEY MAMA – KAYNE WEST (2005)

Vdekja e mamasë së West është ndoshta shkaku kryesor i gjendjes psikologjike të reperit dhe kënga shpjegon pse-në. “Mamaja më tha, jeta është si një kuti me çokollata/Mamaja ime më tha shko në shkollë, merr dekoratat”, – thotë reperi në këngë.

 

 

 

 

 

 

  • RING OFF – BEYONCE (2014)

Mesa duket, këto kohë asnjë listë muzikore nuk është e kompletuar pa Bey-n. “Ring Off” është një dedikim për mamanë e artistes, Tina Knowles, e cila i dha fund martesës së saj me babanë e Beyonce-s dhe nisi një kapitull të ri të jetës së saj. “Ma, i kuptoj të gjitha netët e tua të pagjuma/Kur mendoje për babanë/Dhe se si u përpoqe të ishe gruaja perfekte…Uroj të mos lëndohesh më”, – këndon Beyonce në këngën që duket si një vazhdim i “idealit” “Single Ladies”.

 

Etiketimet
Shperndaje