Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 divorcet më të shtrenjta të historisë

9 divorcet më të shtrenjta të historisë
November 05
15:18 2016
 Nëse ka diçka për të cilën dallohet lagjja më e famshme me Los Angeles-it, Hollywood, përveç filmave, është divorci i VIP-ave. Çifte që bëhen bashkë, martohen, grinden, ndahen e më pas nuk dihet ç’ndodh, ky është itinerar i shumicës prej çifteve të famshme.  Tashmë divorci është bërë diçka e zakonshme mes aktorëve e këngëtarëve, saqë me zënkën e vogël shkohet direkt para avokatit me kërkesën për t’u ndarë.

Por a e dini se cilat janë divorcet më të bujshme dhe më të shtrenjta që kanë ndodhur në Hollywood? Jua tregojmë ne:

Johnny Depp dhe Amber Heard

Pas 15 muajve martesë, Heard vendosi të depozitojë në gjykatë çështjen e divorcit me Johnny Depp, me pretekstin se ky i fundit ushtronte vazhdimisht dhunë mbi të. Para pak kohësh, ish-çifti ra në dakord për shumën prej 7 milionë $.

Michael dhe Juanita Jordan

Basketbollisti i njohur u nda nga bashkëshortja e tij, pas 17 vitesh, në 2006-n. Jeni gati për të mësuar shumën që bashkëshortja e tij mori nga Jordan? Plot 168 milionë $.

Paul McCartney dhe Heather Mills

Ish-anëtari i Beatles u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2006 për vlerën e 50 milionë $. McCartney edhe sot e kësaj dite e quan ish-gruan gabimin e tij më të madh. Eh, i kushtoi 50 milionë $, ç’presim të na thotë tjetër!

Steven Spielberg dhe Amy Irving

Martesa e parë e Spielberg zgjati vetëm 4 vite dhe u shkrua në librat e historisë si një nga divorcet më të kushtueshme: 100 milionë $.

Madonna dhe Guy Richie

Fillimisht, gjatë ndarjes në 2008-n thuhej se Madonna po paguante nga 76-92 milionë $ për Guy Richie-n, por akoma e kësaj dite akoma nuk është zbuluar vlera e vërtetë e çekut që dorëzoi Madonna.

Donald dhe Ivana Trump

Divorci nga gruaja e parë e Trump jo vetëm që ishte e shtrenjtë, por edhe dramatike. Ai e tradhtoi atë me gruan e tij të dytë, Marla Maples. Ivana dhe Marla u takuan një ditë dhe Marla i tha Ivana-s: “Unë e dua burrin tënd. Po ti?”. Kaq mjaftoi që çifti të shkonte drejt ndarjes me vlerë 25 milionë $.

Princi Charles dhe Princeshë Diana

Në pamje të parë dukeshin si çiftet në përralla, por nuk rezultoi ashtu. Ata u ndanë në vitin 1996, një vit para se Diana të ndërronte jetë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje