Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 dietat më WOW që kanë përdorur yjet e Hollywood-it për të rënë nga pesha

9 dietat më WOW që kanë përdorur yjet e Hollywood-it për të rënë nga pesha
May 17
08:20 2017

 

Yjet e Hollywood-it nuk janë njësoj me ne, as në mënyrat se si vendosin të dobësohen duke përdorur taktika nga më të çuditshmet për të humbur peshë, që shumë prej nesh vështirë se do t’i provonim.

Më poshtë do t’ju tregojmë një listë duke përfshirë 9 prej këtyre yjeve dhe dietat drastike që ata kanë ndjekur për të arritur rezultatet e mahnitshme që ne shohim sot.

1-Natalie Portman – vetëm bajame dhe karota për gjithë ditën, asgjë tjetër!

2- Beyonce – ujë me limon dhe piper. Për dy javë rresht ajo konsumoi vetëm këtë pije duke shtuar ndonjëherë ndonjë perime tek-tuk. Megjithatë, këngëtarja u betua se nuk do ta përsëriste më këtë sepse ishte një tmerr.

3 – Matthew McConaughey – lëngje. Për 4 muaj me radhë ka konsumuar vetëm lëngje në trupin e tij, asnjë ushqim. Por më pas ai tha se presioni më i madh ishte ai psikologjik.

4 – Reese Witherspoon – ushqim për bebe.  Është shumë e thjeshtë në fakt, ushqimi i bërë pure është shumë më i lehtë për t’u djegur nga trupi ynë dhe porcionet e bebeve janë perfekte për ata që duan të humbin peshë.

5 – Anne Hathaway – dieta 500 kcal. Ajo konsumonte në ditë ushqime të cilat nuk i kalonin 500kcal energji.

6 – Christina Aguilera – ushqime të së njëjtës ngjyrë.  Çdo ditë ajo konsumon produkte që kanë të njëjtën ngjyrë. Një ditë të bardhë, një ditë jeshile, një ditë kafe e kështu me radhë.

7 – Christian Bale – një tas me peshk ton dhe një mollë. Këtë dietë aktori e bëri për 4 muaj me radhë, duke konsumuar edhe shumë ujë.

8 – Madonna – filozofia e të ndjerit erën. Po, mirë e lexuat. Madonna u mbante erë ushqimeve dhe nuk i konsumonte ato, duke marrë kështu vetëm ajër. Ajo që konsumonte ishte vetëm një supë në ditë.

9 – Nicole Kidman – 4 vezë të ziera: 1 vezë në mëngjes, 1 në drekë dhe 2 në darkë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje