Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

85-vjetori i shkrimtarit, Ermal Mamaqi “ngatërron” Dritëro Agollin me…

85-vjetori i shkrimtarit, Ermal Mamaqi “ngatërron” Dritëro Agollin me…
October 13
11:23 2016

Ditën e sotme, Dritëro Agolli feston 85-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes dhe që prej së hënës ka nisur “Java Dritëro” në kuadër të përvjetorit të lindjes së shkrimtarit. Të shumta kanë qenë urimet dedikuar Agollit.

Moderatori Ermal Mamaqi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shkrimtarin e madh. Mamaqi ka shpërndarë një foto të Ismail Kadaresë dhe bashkangjitur kësaj fotoje ka uruar Dritëro Agollin.

“I dashur Dritëro Agolli, u bëfsh edhe 100 vjeç!”- shkruan Ermali në Instagram.

Kjo është mënyra e Ermalit, me humor, për të uruar shkrimtarin. Fansat i kanë shkruar Ermalit se ka ngatërruar foto pasi urimi i dedikohet Dritëro Agollit dhe jo Ismail Kadaresë. Ndoshta kjo është edhe mënyra e tij për të treguar se të shumtë janë ata që e urojnë shkrimtarin e madh, edhe pse në të vërtetë nuk e njohin fare./Blitz.al/

I dashur Dritero Agolli, u befsh 100 vjeç! 👏👏🎉🎉😂

A photo posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Shperndaje