Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

8 muaj pas martesës, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ndahen sërish

8 muaj pas martesës, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ndahen sërish
August 11
12:29 2019

Na vjen keq që ju japim lajme të këqija në këtë fundjavë, por Miley Cyrus dhe Laim Hemsworth janë ndarë pas më pak se 1 viti martesë.

Një nga menaxherët e këngëtares e ka konfirmuar lajmin për revistën “People”, duke u shprehur kështu: “Liam dhe Miley kanë rëndë dakord që të ndahen. Duke evoluar, ndryshuar, si parnterë dhe individualisht, ata kanë vendosur që më e mira për ta është që të përqëndrohen tek vetja dhe karriera. Ata ende do të mbesin prindër të dedikuar për qentë që kanë adoptuar dhe do të kujdesen për to. Ju lutem ta respektoni gjithë këtë proçes dhe privatësinë e tyre.

Lajmi në fakt filloi të qarkullojë pak më herët ditën e shtunë, kur ndjekësit e Miley-t në Instagram, vunë re se në foton e fundit të postuar, artistja e “Wrecking Ball” nuk e kishte unazën e martesës.

 

View this post on Instagram

 

Mute me if you don’t want SPAMMED

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Kujtojmë që dhjetorin e kaluar, Miley dhe Liam u martuan në nëj ceremoni super romantike dhe private, ndërkohë që pak ditë më parë ajo u shpreh në një intervistë për “Elle”, se njerëzit nuk e kuptoni shumë mirë faktin që ishte e martuar dhe se lidhja e saj me aktorin australian ishte unike, komplekse dhe moderne.

Nëse po vrisni mendjen se si është duke e përballur Miley ndarjen, duke qenë se herën e fundit që ajo dhe Liam i dhanë fund lidhjes në 2013-ën, gjërat nuk shkuan dhe aq mirë, epo kësaj rradhe duket se është me qetë dhe për momentin ndodhet në Itali, ku po shijon pushimet e saj.

 

View this post on Instagram

 

So much Versacheeeeee @versace 🖤

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Nejse, unë po shkoj të shoh “Last Song” tani, sepse është gjëja që duhet bërë sa herë Miley Cyrus dhe Liam Hemsowrth ndahen.

via GIPHY

 

/Blitz.al/

Share