Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 momentet kur Bebe Rexha dhe Era Istrefi na kanë vënë në provë dhe ne nuk e kemi kuptuar

7 momentet kur Bebe Rexha dhe Era Istrefi na kanë vënë në provë dhe ne nuk e kemi kuptuar
March 29
10:54 2017

Të dyja stil, të dyja karizmatike, të dyja me shumë ndjekës, të dyja të veçanta në llojin e muzikës që bëjnë dhe ç’është më e rëndësishmja, të dyja në pikun e karrierës së tyre, duke eksperimentuar vazhdimisht për të arritur kulmin në muzikën ndërkombëtare, edhe pse e nisën gjithçka me shumë ndryshime dhe largësi nga njëra-tjetra. Të dyja vajzat e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, gjë që na bën të dëshirojmë një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Por në një kërkim pak më të thellë në rrjetet e tyre sociale kemi vënë re se në fakt si Era, ashtu edhe Bebe kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën edhe për sa i përket look-ut, duke preferuar të njëjtat stile, aq sa në disa raste ngjajnë vërtet si motra binjake.

Fillimisht, po të vini re mënyrën se si vajzat preferojnë veshje sportive menjëherë dalloni ngjashmërinë që ato kanë me njëra-tjetrën. Në këtë fotografi me kapele dhe fustan rozë pas trupit (roza është e preferuara e Erës), Bebe Rexha duket me të vërtetë si motra binjake e Erës.

E kuqja duket se mori mjaft bujë nga “Redrum” e Era Istrefit, por në fakt një look shumë të ngjashëm ka pasur edhe Bebe Rexha në klipin e saj “I Got You” që u bë menjëherë hit. Flokët e verdhë, veshja e kuqe dhe lëvizjet e tyre mjaft stil i bëjnë njëlloj.

Në rregull, nëse ekziston diçka për të cilën Era Istrefi mban kurorën është xhupi i saj rozë me pelush që kishte veshur në klipin e këngës që e bëri të njohur, “BonBon”. Mirëpo, kur edhe Bebe ka provuar një xhup të ngjashëm me një rozë më të lehtë duket se është inspiruar nga Era dhe le të themi se ia ka dalë të duket mjaft bukur.

Kapele e zezë, bluzë gjysmë rrjetë dhe flokë të verdhë? Sigurisht, Era dhe Bebe e kanë edhe këtë ngjashmëri.

Hmmm, po kjo kapela rozë? Ju duket e njëjta? Neve po!

Të dyja vajzat bëjnë dizajnet më të “çmendura” të thonjve. Mos kanë të njëjtën estetiste që ua rregullon?

Gjithashtu, ndjeshmëria e tyre ndaj komunitetit LGBT është diçka që i bashkon vajzat, jo vetëm nëpërmjet muzikës së tyre gjithëpërfshirëse, por edhe me anë të kontributit direkt në koncerte dhe fushata sensibilizimi.

Komento
Shperndaje