Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

7 arsyet se pse duhet të ndiqni modelin e dashurisë së Jennifer Lopez vitin që vjen

7 arsyet se pse duhet të ndiqni modelin e dashurisë së Jennifer Lopez vitin që vjen
December 29
10:57 2016

Në fillim, mediat folën se Drake mbështeti koncertin e J.Lo në Vegas pa ndonjë arsye speciale, por vetëm pas pak kohësh, këngëtarja postoi një fotografi mjaft intime të tyren dhe menjëherë Rihanna i hoqi që të dy nga Instagram-i. A është ky një konfirmim? Me siguri po! Por gjithë kjo histori e komplikuar na ka treguar disa leksione shumë të vlefshme për sa i përket dashurisë. Leksione që me siguri duhet t’i ndjekim të gjithë në 2017-n.

  • Jennifer Lopez nuk e ndjen trysninë për të gjetur “të duhurin”

Ajo është divorcuar 3 herë dhe ka pasur 5 lidhje të tjera dhe për shumë njerëz kjo përkthehet në faktin që ajo nuk di se çfarë kërkon, por në fakt është krejt ndryshe. Ajo provon vazhdimisht dhe nuk është e fiksuar me gjetjen e të duhurit, çka jep shumë adrenalinë.

  • Ajo nuk sillet keq me ish-ët e saj, përkundrazi i rikujton herë pas here.

J.Lo dhe Marc Anthony janë shembulli i ish-çifteve! Nëse J.Lo do të donte, do ta kishte sërish mashkullin e saj sepse kështu është ajo, lozonjare. Puthja e papritur mes tyre pas disa kohësh hapi jo pak probleme për Anthony-n dhe familjen e tij të re, ndërkohë që J.Lo thjesht e shijoi.

  • Ajo asnjëherë nuk heq dorë nga dashuria

Edhe pse ka përjetuar shumë dështime dashurie, J.Lo sërish provon dhe kupton se beteja ndaj dashurisë duhet të jetë e vazhdueshme, madje ajo vetë është shprehur se sërish beson te dashuria dhe do të vazhdojë ta bëjë gjithnjë këtë.

  • Por ajo di të heqë dorë kur është koha për ta bërë këtë

Është një moment në marrëdhënie dashurore kur e kupton se gjërat thjesht nuk po funksionojnë dhe në këtë moment do shumë zgjuarsi që të menaxhosh situatën. J.Lo ka qenë nga ato që ka treguar hapur se s’ka asgjë të keqe të heqësh dorë nga një dashuri dhe se këto janë zgjedhje të zakonshme e pa shumë drama.

  • Ajo mund të ketë çdo mashkull, të çdo moshe

Drake mund të jetë një dekadë më i ri se J.Lo, por kjo nuk e bën këtë të fundit të kompleksohet. Casper Smart ishte 18 vjet më i vogël dhe J.Lo e bëri të kuptojë se mosha dhe maturia janë dy gjëra të ndryshme.

  • J.Lo nuk ka problem t’i tregojë botës dashurinë e saj

Komplekset e njerëzve të famshëm për të qenë gjithë kohës të fshehtë bëhen të bezdisshme. Njerëzit duan të vërtetën dhe gjithnjë respektojnë sinqeritetin e tyre. J.Lo ka treguar, folur dhe komentuar mbi çdo lidhje të sajën pa pasur probleme se dikush mund ta gjykojë.

  • Ajo, pikë së pari, dashuron veten

Të gjitha pikat e mësipërme J.Lo i arrin duke dashur shumë veten sepse vetëm atëherë kur ke arritur një dashuri të tillë dhe konfidencë për të pranuar gjithçka te vetja mund të shijosh siç duhet dashurinë. /Blitz.al/

Share