Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 muaj planifikim për t’i propozuar Jennifer Lopez-it, Alex tregon arsyet

6 muaj planifikim për t’i propozuar Jennifer Lopez-it, Alex tregon arsyet
April 17
10:52 2019

Partneri i këngëtares së njohur botërore Jennifer Lopez ka folur për propozimin që i ka bërë asaj dhe pse iu deshën plot 6 muaj për ta realizuar.

Alex Rodriguez ishte i ftuar në emisionin Jimmy Fallon ku ka treguar me detaje për propozimin.

“Unë kam bërë 3 ditë prova sepse doja që perëndimi të ishte i përkryer. Të gjitha i planifikuam për gjashtë muaj. Gjithçka ndodhi në plazhin e Bahamas dhe doli ashtu siç unë doja”

Pas fejesës u fol shumë për një tradhëti të Alex por ishte partnerja e tij Jennifer Lopez e cila u shpreh se nuk ka ndërmend të dëgjojë se çfarë thonë të tjerët sepse ajo e njeh shumë mirë atë që ka në krah dhe janë shumë të lumtur bashkë.

Jennifer gjithashtu në disa intervista pas fejesës tha se ajo dhe Alex janë të lindur për njëri-tjetrin.

 

Komento
Shperndaje