Blitz

 Breaking News

6 muaj pas propozimit, Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës?

6 muaj pas propozimit, Ardit Roshi dhe vajza e Agim Bajkos i japin fund fejesës?
June 03
06:45 2020

Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend propozimin romantik dhe live në një studio televizive që Ardit Roshi i bëri partneres së tij. Moderatori Roshi i bëri propozimin e madh partneres së tij, Blerina Bajkos në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”,  një moment tejet romantik ky që u komentua edhe nga mediat.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha asokohe Arditi në emision.

Por duket se çifti tashmë nuk janë më bashkë.

Ndërkohë që kanë kaluar rreth 6 muaj nga fejesa sipas “Story” Blerina dhe Arditi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre e madje nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Share