Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“6 ditë pa Elvisin” në Digitalb?

“6 ditë pa Elvisin” në Digitalb?
August 06
16:34 2016

Tashmë është fakt që Ermal Mamaqi do të nisë një emision të ri në televizionin Klan.

Më herët në Blitz.al është shkruar se do të ishte pikërisht Elvis Pupa, aktor i humorit të cilin e kemi parë në role të ndryshme në  “Portokalli”, ai që do të zëvendësonte Mamaqin. Në një postim në Instagram Ermali shkruan se emisioni që ai ka moderuar në Digitalb do të vazhdojë dhe ka pyetur fansat se cili personazh, sipas tyre, do ta drejtojë më mirë.

Duke qenë se me ikjen e tij, Ermali nuk e mori me vete titullin e emisionit, kjo na bën të aludojmë se mos ndoshta së shpejti do të shohim “6 ditë pa Elvisin” në Digitalb. Për më shumë informacion nuk na mbetet veçse të presim sezonin e ri, i cili premton surpriza./Blitz.al/

Komento
Shperndaje