Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

56-vjeçari tenton të përdhunojë bashkëfshataren, përfundon në pranga!

56-vjeçari tenton të përdhunojë bashkëfshataren, përfundon në pranga!
October 12
10:06 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Memaliaj, ku një 56-vjeçar ka tentuar të përdhunojë bashkëfshataren e tij.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës kanë treguar se bëhet fjalë për banorin e quajtur Kastriot Ahmeti, banues në fshatin Rabie, ndërkohë që identiteti i 59-vjeçares është mbajtur i fshehtë.

Njoftimi i policisë:

Në datë 11.10.2017, nga shërbimet e Stacionit u bë ndalimi i shtetasit: Kastriot Ahmeti, 56 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në datë 10.10.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.F, 59 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /Blitz.al/

Shperndaje