Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

50 vjeç pret fëmijën e parë. Zbuloni cila këngëtare…

50 vjeç pret fëmijën e parë. Zbuloni cila këngëtare…
May 05
09:45 2016

Janet Jackson është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, dy javë para se të mbushë 50 vjeç.

Të rejat rreth shtatzënisë vijnë shumë afër ditës kur këngëtarja do të festojë përvjetorin e saj të 50-të lindjes. Ajo deklaroi muajin e kaluar se do të anulonte turin për shkak se parësore për të ishte krijimi i një familjeje me bashkëshortin Wissam Al Mana. “Ne jemi në stacionin e dytë të turit dhe me keqardhje duhet t’ju them se ka një ndryshim të papritur të planit. Mendoj se është e rëndësishme që ju të jeni të parët që duhet të informoheni. Bashkëshorti im dhe unë kemi vendosur të krijojmë një familje e për pasojë do të më duhet të anuloj turin tim”, -ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Ajo ka kërkuar mirëkuptimin e fansave dhe që ata të përpiqen ta kuptojnë pasi i duhej të ndiqte këshillat e mjekut. Duke thënë se nuk ka për t’i harruar ndjekësit e saj, ajo premtoi se do të përpiqej të rikthehej sa më parë të mundej.

Jackson u martua me bashkëshortin e saj aktual, Al Mana, në një ceremoni të fshehtë më vitin 2012, por lajmi mbeti i pakonfirmuar prej saj deri në fillimin e vitit 2013. Martesa me 41-vjeçarin është e treta për këngëtaren.

Janet ka folur shpesh për mëmësinë në daljet e saj, ku është shprehur se do të dëshironte shumë të bëhej nënë dhe shpresonte që të ishte një nënë e mrekullueshme për fëmijën e saj.

Shperndaje