Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“50 Shades Freed” thyen rekord shikueshmërie!

“50 Shades Freed” thyen rekord shikueshmërie!
February 09
20:33 2018

Mbrëmjen e djeshme në Cineplexx Albania është thyer një rekord i ri shkueshmërie për premierën e filmit për të cilin po flet e gjithë bota. Prej javësh pritej të lancohejepisodi i tretë e një prej filmave më të shumëpritur nga të rinjtë “50 Shades Freed” .

Në krahasim me premierën e vitit të kaluar “50 Shades Darker”, ku pati rreth 1800 të pranishëm, mbrëmjen e djeshme në Cineplexx  2000 persona kanë parë premierën e “50 Shades Freed”. Kurioziteti i shqiptarëve për të parë fundin e lumtur të Anastasias dhe Christianit ka qenë relativisht i lartë.

Për këdo që e ka humbur premierën e mbrëmshme atëherë ne po ju zbulojmë disa nga detajet më interesante të eventit. “Dhoma e Kuqe”, vendi për të cilin flitet kaq shumë në filmin “50 Hijet e Greit”, në të gjithë triologjinë, ditën e djeshme ishte zhvendosur në hollin e Cineplexx ku të pranishmit kishin mundësi të fotografoheshin brenda një ambjenti të tillë që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me historinë e Anastasia dhe Christian Grei.

Stafi gjithashtu shpërndau shumë dhurata tek të pranishmit e këta mund të themi se ishin më fatlumët në atë mbrëmje. Të gjithë ata që ende nuk e kanë parë, keni mundësinë ta shihni këtë fundjavë dhe javën e ardhshme pasi çifti Grei ju premtojnë një fund të lumtur!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje