Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“50 hijet më të errëta” zhvendoset në Paris. Aktorët përshëndeten me fansat

July 19
12:38 2016

...

Dakota Johnson ka qenë shumë e zënë me xhirimet e “50 hijet më të errëta”  në Francë bashkë me protagonistin në rolin e z. Grey,  Jamie Dornan.

Ajo është shfaqur rrëzëllitëse teksa ka lënë hotelin e saj pas zhvendosjes së xhirimeve në Paris.  26-vjeçarja bashkë me aktorin tjetër protagonist në këtë film kanë firmosur me qindra autografe dhe  janë përshëndetur me fansat pasi kanë dalë nga “Grand Hotel” këtë të hënë.

“Të futur” edhe në rolet respektive, ata dukeshin plotësisht të qetë dhe elegantë teksa pozonin në një ballkon. Kasti i aktorëve bashkë me stafin mbërriti në Paris pas disa xhirimeve në jug të Francës dhe pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e  sulmeve terroriste të ndodhura në këtë zonë, ku mbetën të vrarë 84 njerëz.

Komento
Shperndaje