Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

50 Cent “tallet” me 19-vjeçarin autik. Kërkon falje pas polemikave

50 Cent “tallet” me 19-vjeçarin autik. Kërkon falje pas polemikave
May 04
10:51 2016

Një video e postuar nga reperi i famshëm 50 Cent, në të cilën ai kërkon të vërë në lojë një punonjës 19-vjeçar në aeroport, i cili është me autizëm, ka shkaktuar shumë polemika.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, reperi ka dashur t’i qetësojë të gjithë me këto fjalë:

“Sigurisht që nuk ishte qëllimi im të fyeja djaloshin apo të sulmoja komunitetin me aftësi të kufizuara, që është burim i një force të madhe në Amerikë. I kam kërkuar falje atij personalisht dhe familjes”.

Faljes së tij, e cila u postua fillimisht nga “Neë York Post”, 50 Cent i shtoi:

“Duke qenë se ajo që ndodhi në aeroport u shndërrua në një keqkuptim të madh, dua t’ju them se më vjen shumë keq”.

Familja e djalit të ri, i cili vuan edhe nga mungesa e dëgjimit, kishte menduar që të kërkonte ndihmën e një avokati për të denoncuar reperin, por më pas ndërroi mendje duke u mjaftuar thjesht me një falje të sinqertë.

Vetë 50 Cent e ka fshirë videon e postuar, ama ju mund ta shihni këtu:

Komento
Etiketimet
Shperndaje