Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 teoritë e çmendura konspirative të Hollivudit që do t’ju lënë me gojë hapur

5 teoritë e çmendura konspirative të Hollivudit që do t’ju lënë me gojë hapur
May 31
19:18 2016

Hollivudi, përveçse është një burim arti dhe lajmesh, është gjithashtu pikënisja e shumë teorive konspirative, dhe kjo, jo për shkak të aktorëve apo artistëve, por për shkak të imagjinatës së fansave të lagjes më të famshme të Los Anxhelosit.

Padituria, e përzier me imagjinatë të shfrenuar ka dhënë disa teori që të lënë me gojë hapur. 5 prej tyre do t’jua zbulojmë më poshtë:

Taylor Swift apo Becky?

Kur në Tumblr u publikua fotoja e një vajze që ishte identike me Taylor Swift, të gjithë menduan se ishte thjesht Taylor në mbrëmjen e maturës. Por disa të tjerë mendonin ndryshe…

Sipas tyre, vajza në foto nuk është Swift, por një tjetër vajzë që quhet Becky (jo ajo me flokë të bukura).  E ashtuquajtura Becky vdiq në një moshë fare të re, duke lënë pas një dilemë të madhe: A është kjo vajzë Taylor Swift apo është sozia e saj?

Sidoqoftë, këtë s’do ta marrim vesh kurrë!

 

Poot Lovato

Një tjetër teori e çmendur është edhe ajo e të ashtuquajturës motër binjake e Demi Lovato-s.

Në internet dhe në rrjetet sociale qarkulloi një foto e një vajze që ngjante shumë me Demi-n, por me flokë të shkurtra. Fotoja shoqërohej me shkrimin: “Kjo është motra binjake e Demi-t. Ajo ka qenë e mbyllur në bodrum për vite të tëra dhe fotoja është bërë herën e parë që ajo doli jashtë. Emri i saj është Poot”.

Madje, në Wikipedia është edhe një faqe e dedikuar Poot-it.

 

Beyonce

Ndër të gjitha teoritë konspirative për Queen Bey, shtatzënia e rreme mban kurorën e më të çmendurës.

Shumë persona besojnë se Blue Ivy nuk është vajza e Beyonce-s dhe Jay Z-së dhe se e gjitha nuk është asgjë më shumë se një show televiziv.

Ky spekulim nisi gjatë një interviste në një televizion australian, ku teksa ulet në karrige barku i saj merr një formë paksa të çuditshme. Kjo teori është mbështetur edhe nga personat skeptikë, të cilët nuk e besojnë faktin që Bey ishte 3 muaj shtatzënë kur dhuroi 4 koncerte shpërthyese në Roseland.

 

Nicolas Cage 

Një pikturë qindravjeçare ka nxitur përhapjen e thashethemeve se Nicolas Cage është aktualisht një vampir.

Kjo sepse personi në pikturë është tepër i ngjashëm me aktorin, gjë që i ka dhënë lëndë të parë imagjinatës së shumë personave për të menduar se ai është thjesht një vampir.

 

Paul McCartney

Edhe pse artisti është gjallë dhe akoma ngjitet në skenë, ka disa fjalë rreth e rrotull, që thonë se ai ka vdekur dhe është zëvendësuar me një tjetër të ngjashëm.

Sipas tyre, Paul ka vdekur në një aksident rrugor dhe për të shmangur humbjen e popullaritetit të grupit të famshëm, anëtarët e tij e zëvendësuan me një tjetër të ngjashëm.

Etiketimet
Shperndaje