Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 këngë që nuk pëlqehen as nga ata që vetë i kanë kënduar…

5 këngë që nuk pëlqehen as nga ata që vetë i kanë kënduar…
August 23
17:39 2016

Pothuajse çdo artist ka të paktën një klip, apo këngë që nuk e pëlqejnë ose e kanë bezdi ta shohin.

Nisur nga kjo, ne do t’ju tregojmë 8 videoklipe të famshme dhe që kanë bërë bujë, të cilat nuk i pëlqejnë as vetë artistët që i kanë realizuar. Ata kanë shpenzuar qindra, mijëra, ndoshta miliona dollarë për t’i realizuar, por siç duket nuk kanë qëlluar në shenjë.

 

  1. Oasis: “Wonderwall”

Nëse do të pyesim një admirues/e të Oasis për këngën e preferuar, ata do të thonë: “Wonderwall!”. Por, nëse do të pyesim Liam Gallagher, përgjigja do t’ju befasojë: Nuk e duroj dot atë këngë! Çdo herë që më duhet ta këndoj atë këngë, dua thjesht ta lë mikrofonin”.

 

 

  1. Lady Gaga: “Telephone”

Bashkëpunimi i Lady Gaga-s dhe Beyonce-s është padyshimin një nga këngët më të bukura dhe bashkëpunimi më i mirë i dekadës. Ndërsa për Gaga-n është videoklipi më i urryer. “E urrej Telephone! Është kënga që e këndoj dhe e dëgjoj më me vështirësi”, – thotë artistja përballë mijëra fansave.

 

 

  1. Madona: “Like a Virgin”

“Nuk jam e sigurt nëse mund ta këndoj përsëri ‘Holiday’ apo ‘Like a Virgin’. Unë thjesht nuk mundem, sigurisht nëse dikush do të më paguajë mbi 30 milion $.”, – ka thënë Madonna në 2008-ën.

 

 

  1. Miley Cyrus: “Party in the USA”

“Nuk dua të kthehem më kurrë pas për ta ribërë këtë këngë. Kjo nuk është ajo që dua të këndoj dhe nuk dua që zëri im të dëgjohet në një mënyrë të tillë. E urrej”, – është shprehur Cyrus në një intervistë.

 

5. Kesha: “Die Young”

 

“Kisha problemet e mia me ‘Die Young’ për shkak se kënga u publikua pas tragjedisë në shkollën Sandy Hook në vitin 2012. Nuk doja t’i këndoja ato vargje, por më detyruan ta bëja një gjë të tillë.”, – ka shkruar në Twitter këngëtarja.

 

 

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje