Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që Princi Harry duhet të dijë para se të takojë Rihanna-n

5 gjërat që Princi Harry duhet të dijë para se të takojë Rihanna-n
November 17
15:19 2016

Princi Harry dhe Rihanna do të jenë të pranishëm në festën e 50-vjetorit të Pavarësisë së Barbadosit në datën 30 nëntor. Barbados është vendlindja e këngëtares së njohur dhe pritet që ajo të këndojë himnin kombëtar gjatë festës. Prandaj mediat kanë bërë një listë me 5 gjëra që princi duhet të dijë përpara se të takohet me këngëtaren.

  • Të studiojë diskografinë e saj

Duke nisur nga viti 2005 me hitin e saj “Pon De Replay”, këngë e cila shënoi suksesin e Rihanna-s e deri te “Love on the brain” publikuar në 2016-n, Princi duhet të dëgjojë pa diskutim repertorin e këngëtares. Të gjithë presin që Harry të këndojë njëzëri me këngëtaren dhe t’i dijë tekstet e këngëve.

  • Çfarë do të veshë vallë? Sigurisht diçka të klasit të lartë

Rihanna është një ikonë e modës, kështu që duhet të kesh paksa kujdes kur shkon të takosh një personazh të tillë. Ndoshta duhet të heqë dorë nga gjërat super serioze.

  • Të përgatitet për një fjalim politik

Duke marrë shkas edhe nga zgjedhjet e fundit, Rihanna ka qenë dhe është ende e interesuar rreth çështjeve të politikës në vend.

  • Të lexojë dhe të ketë informacionin mbi historinë e saj të dashurisë me Drake

Padyshim që Rihanna dhe Drake kanë qenë çifti më i pëlqyer dhe ndër më të komentuarit kohët e fundit dhe do të ishte mirë që Princi Harry të ketë informacion rreth saj.

  • Të shijojë miqësinë

Me të vërtetë që Harry është pjesë e oborrit mbretëror, por nuk duhet të harrojë se Rihanna quhet një perëndeshë nga shumë fansa. Ne shpresojmë se ky të jetë  fillimi i një miqësie të gjatë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje