Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 episodet më të mira të “Carpool Karaoke”

April 14
19:11 2016

Keni dëgjuar për “Carpool Karaoke”?

“Carpool Karaoke” është një emision unik, i drejtuar nga James Corden, jo vetëm në televizionet amerikane, por në të gjithë botën. Kjo për shkak të vendit ku zhvillohet dhe komoditetit të artistëve të ftuar. Për t’ju treguar më shumë rreth këtij emisioni, po rendisim 5 episodet më të mira:

  1. Mariah Carey

Mariah dukej paksa skeptike në fillim, por entuziazmi i Corden dalëngadalë e zbuti artisten duke bërë që ajo të ishte totalisht origjinale (dhe shumë argëtuese njëkohësisht).

 

 

  1. Stevie Wonder

Provoni ta shikoni këtë episod pa buzëqeshur. Me siguri s’mundeni! Stevie këndoi këngët e tij më të njohura me harmonikë, duke treguar se ai nuk plaket kurrë.

 

 

  1. Justin Bieber

Episodi me Justin Bieber është një nga të vetmit me tre volume (falë Zotit!), por pjesa më e bukur e të tre volumeve është momenti kur Corden fillon të zbulojë kuptimin e disa teksteve të Bieber.

 

 

  1. Sia

Si mund të mos ishte në listë episodi i Sia-s?! Artistja ka treguar, përveç vokalit të saj, edhe aftësitë e të bërit humor. Një episod për t’u mbajtur mend.

 

 

  1. Adele

Këngëtarja është fenomenale në këngët e saj, por në këtë puntatë tregoi se është akoma më fenomenale edhe kur këndon këngët e “Spice Girls” apo kur bën rep si Nicki Minaj. Për të mos folur pastaj për të qeshurën e saj…

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje