Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 vite e lumtur dhe e dashuruar: Afërdita Dreshaj u surprizua ashtu siç do donte çdo vajzë

4 vite e lumtur dhe e dashuruar: Afërdita Dreshaj u surprizua ashtu siç do donte çdo vajzë
September 25
16:14 2017

Afërdita Dreshaj mund të mos ketë qenë shumë aktive në botën e shoëbizit kohët e fundit sepse fundja ajo e ka gjetur ‘strehën e saj të sigurisë’, pasi prej 4 vitesh tashmë ndan një histori dashurie me të dashurin e saj Jakub. Të gjitha postimet e Afërditës në rrjete sociale flasin shumë për një marrëdhënie të lumtur mes tyre dhe në fakt ashtu duket se ka qenë vërtetë pasi sot ata kanë pasur dhe përvjetorin e 4-ët i cili nuk mund ta largohej pa një surprizë.

Në fillim Afërdita ka postuar një foto nga ura e famshme në qytetin e Pragës, “Charle’s Bridge” ku zakonisht pozojnë të dashuruarit. Më vonë ajo postoi edhe një tufë të madhe me trëndafila të bardhë që Jakub-i i kishte bërë pikërisht për këtë ditë të veçantë.

Afërdita, je surprizuar sot ashtu siç çdo vajzë do donte ndaj shpresojmë të kesh rezervuar edhe ti ndonjë dhuratë të lezetshme për të dashurin tënd. /Blitz.al/

Shperndaje