Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 vajzat e njohura të showbizz-it bëjnë gjënë më të çuditshme që mund të keni dëgjuar, por njëkohësisht shumë “trendy”

4 vajzat e njohura të showbizz-it bëjnë gjënë më të çuditshme që mund të keni dëgjuar, por njëkohësisht shumë “trendy”
May 28
16:34 2017

Kushdo që ka parë klipet e fundit të këngëtareve Ronela Hajati dhe Soni Malaj, me siguri e ka vënë re look-un e tyre të veçantë. Trendi më i fundit i stilimit të flokëve, por edhe më i guximshmi, është ai i vendosjes së piercing në flokë.

Dy këngëtaret kanë zgjedhur që t’i dekorojnë pikërisht kështu flokët e tyre, duke vendosur në ta vathë metalikë. Edhe pse kjo mendojmë se është gjëja më e çuditshme që kemi dëgjuar, duhet ta pranojmë se i bëjnë vajzat të duken jo vetëm shumë të veçanta, por të bukura dhe me stil.

Piercing në flokë nuk ka bërë vetëm Ronela dhe Soni. Të vëmendshmit e Instagram-it duhet ta kenë vënë re se për herë të parë këtë trend të çuditshëm e pamë tek Armina Mevlani e më vonë te Genta Ismajli.  Armina ka guxuar më pak se të tjerat, duke vendosur vetëm disa rrathë. Ronela pak më shumë, Soni më tepër e ndërsa Genta Ismajli e ka mbuluar gjithë kokën me rrathë metalikë e paramanda. Mund të jetë gjëja më e çuditshme që kemi dëgjuar, por nuk do të habiteshim nëse që prej nesër shumë vajza t’i shihnim të stiluara me flokët kështu./Blitz.al/

Komento
Shperndaje