Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 personazhe që do ju konfuzojnë por edhe argëtojnë me postimet e tyre të çuditshme në Instagram

4 personazhe që do ju konfuzojnë por edhe argëtojnë me postimet e tyre të çuditshme në Instagram
June 26
17:32 2018

 

Të gjithë bëhemi kuriozë për jetën e VIP-ave dhe i ndjekim në rrjete sociale për të parë vazhdimisht të rejat nga jeta e tyre personale dhe profesionale. Duke u bazuar në gjithçka publikojnë në profilet e tyre mund të bësh një sërë kategorizimesh të personazheve të njohur shqiptarë; ata që janë tmerrësisht shumë aktivë( foto në krevat, foto kur vishet, foto kur ha, foto kur pi, foto kur punon, foto kur rri kot, foto kur fle), ata që publikojnë një herë në tre muaj në Instagram(ose janë shumë të zënë me punë ose nuk duan të tregojnë shumë nga jeta e tyre) kritikët e çdo gjëje të mundshme në këtë botë( persona që në fakt duan të bien në sy dhe të dëgjohen vërdallë) ata që hedhin fotot e ditës dhe personazhet që publikojnë foto bashkangjitur së cilës shkruajnë gjëra që s’kanë pikën e lidhjes me atë që është fotografuar.
Le të merremi pak me disa prej tyre.

Znj. Eni Çobani dhe Znj. Filozofe (Eni Çobani)

Janë disa personazhe të njohur të ekranit që bëjnë vazhdimisht të njëjtën gjë; hedhin një foto të zakonshme të tyre, si për të treguar çfarë kanë veshur sot dhe kësaj foto i bashkangjisin një koment që nuk lidhet aspak me atë çfarë shihet.
Eni Çobani është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Çdo të diel shqiptarët pozicionohen përpara ekranit të Tv Klan dhe ndjekin rubrikën “Shihemi në gjyq” dhe seancat e ndërmjetësimit që Eni zhvillon. Ajo është një nga personazhet që zgjedh që në profilin e saj të publikojë shpeshherë thënie dhe mesazhe të forta. Ok deri këtu jemi dakort, ajo është një figurë që ndiqet dhe dhënia e një mesazhi prej saj është diçka pozitive por Eni zgjedh që në çdo postim të tillë ta shoqërojë me një foto të saj që të mos ketë fort lidhje me atë që ka shkruar. Vallë çfarë i ka bërë grimieri Olti Shulla apo Aldo Lipe Eni Çobanit që i bën tag në shprehjet e saj bashkangjitur fotos ku ka dalë vetë?

Ndonjëherë shpirti sheh atë që është e padukshme për syrin @oltishulla

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on


Gjuha Shaolinse e Dj Blunt dhe Real One
Dj Blunt dhe Real One mund të themi se janë çunat më të pakuptueshëm kur vjen puna tek publikimet në Instagram. Ose thënë më qartë flasin në një gjuhë që ndoshta veç reperat e kuptojnë. Hedhin një foto ku kanë dalë të dy bashkë, mirë e bukur kur papritur shkrimi poshtë të konfuzon disi. Ndoshta ka të bëjë me trendin e tyre dhe dëshirën për të qenë ndryshe nga të tjerët sa kanë shpikur një metodë të re komunikimi: Gjuhën shaolinse, “Sku Sku, Gang, Tulu lulu, Oh ihh”

 

Devis Xherahu dhe “andropauza”
Devis Xherahu është një nga zërat më të pëlqyer të muzikës “live” ama i keni parë ndonjëherë postimet e tij në Instagram? Nëqoftëse e mbani mend dikur ndjekësit qeshnin me “Hola Amigo” të Nard Ndokës e po i njëjti batutaxhi është edhe Devis Xherahu. Ai parapëlqen të bëjë video selfie në çdo moment, në festa familjare i uron tjetrit që ka ditëlindjen të bëhet edhe 100 (nga Instagram me video selfie) se ka më lezet kështu. Apo ashtu papritur në një moment diku dëgjon një thënie të bukur dhe i veshur siç është me kanatiere, merr një mikrofon dhe reciton me zë të lartë: ” Kur të ikim nga kjo botë, dhe në dhe të hyjë tabuti, dikush pas shpine do na thotë iku dhe një m*t m*ti.” E video të tjera si këto ka pafund në Instagramin e Devisit.

 

 

NJE JAVE TE MBARE.. JU UROJ..😀🍷🌹🎧🎤🎸⚽️⚽️

A post shared by Devis Xherahu (@devisxherahu) on

IKU DHE AI….🤣🤣😂😂

A post shared by Devis Xherahu (@devisxherahu) on

OBOBOOO…🤣🤣😂😂

A post shared by Devis Xherahu (@devisxherahu) on

Armina Mevlani “speaks english water”
Armina Mevlani është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri e me punën që bën shëtt në shumë vende të botës. Nisur nga kjo disa nga ndjekësit e saj në rrjete sociale janë të huaj dhe në postimet e saj në shqip nuk e kuptojnë. Megjithatë Armina ka zgjedhur të flasë anglisht dhe shumica e videove që ajo bën i bën në anglisht. Mirëpo ja që anglishtja e saj nuk është më e mira e mundshme edhe pse për këtë më e vetdijshme se kushdo është vetë Armina. Blogerja e di që nuk është se “speaks english water” por megjithatë nuk mund ti anashkalojë ndjekësit e saj të huaj. Shpesh postimet e saj janë funny e në këtë rast ne nuk duam ta kritikojmë po thjesht tu themi se ajo është një nga personat që duhet të ndiqni në Instagram ./Blitz.al/

Goodnight lovers ! All i wear is my jewelry @pomellato @gjikondi__

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Komento
Shperndaje