Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 vjet pa Dr. Florin: Ja si e kujtojnë familjarët dhe miqtë…

3 vjet pa Dr. Florin: Ja si e kujtojnë familjarët dhe miqtë…
November 17
12:07 2017

17 nëntori është një ditë shumë e trishtë për familjarët, miqtë dhe fansat e Dr. Florit.

3 vjet më parë ai fatkeqsisht humbi jetën, por sigurisht që figura e tij vazhdon të ngrihet e të kujtohet nga të afërmit. Kanë qenë pikërisht ata që sot na kanë kujtuar Florin nëpërmjet postimeve në rrjetët sociale.

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e tij që ka postuar në Instagram foto të fëmijëve me Dr. Florin, e pas saj vëllai Albani dhe miqtë e tij Ermal Mamaqi, Aurela Gaçe, Landi Hysi, të cilët kanë kujtuar mikun e tyre.

Dr. Flori do të mbetet i paharruar për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, pasi është një ndër ata këngëtarë që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare./Blitz.al/

Komento
Shperndaje