Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 vite larg muzikës, po të ishit të vëmendshëm do e kuptonit çfarë ka bërë Afërdita Dreshaj gjatë kësaj kohe

3 vite larg muzikës, po të ishit të vëmendshëm do e kuptonit çfarë ka bërë Afërdita Dreshaj gjatë kësaj kohe
June 10
18:45 2019

Që prej largimit në SHBA, Afërdita Dreshaj është tërhequr nga muzika. Ka kaluar një kohë e gjatë nga koha kur ajo ka publikuar një videoklip edhe pse së fundmi ka lajmëruar se do të kthehet tek muzika shumë shpejt.

Ajo u martua me hokeistin çek Jakub Kidl dhe iu përkushtua jetës bashkëshortore 100% . Nëse shihni rrjetet e saj sociale, kudo shihen foto të saj me bashkëshortin gjatë pushimeve të tyre. Po, edhe pse kanë kaluar rreth tre vite pa qenë aktive në muzikë Afërdita gjithë këto kohë ka pushuar në plot kuptimin e fjalës.

Nëse keni ndjekur lajmet ditët e fundit në media është shkruar se një 21-vjeçare, Lexie Alford,  ka vizituar 196 shtete të botës duke thyer kështu rekordin botëror si vajza më e re që ka bredhur anë e mbanë botës.

Epo duket se pak a shumë këtë gjë ka bërë edhe Afërdita gjatë gjithë kohës që ka qenë larg Shqipërisë dhe muzikës: ka udhëtuar! Këtë m und ta kuptoni shum ë thjehst përpara se t’i hyni kërkimeve në Instagram-in e saj të tejmbushur me foto. “Highlights” në profilin e saj në Instagram mbajnë emrin e çdo qyteti që Afërdita ka vizituar dhe ka bërë foto. Vienna, Monte Carlo, Amsterdam, Tirana, Londër, Venecia, Miami, Pragë, Los Angeles etj.

 

 

 

Pra ndoshta vërtet i kia munguar muzikës për një kohë të gjatë por gjatë kësaj kohe ka shëtitur botën bashkë me bashkëshortin e saj. Në listë mungojnë vende si ishujt e bukur të Greqisë Santorini, Mykonos, apo Capri i Italisë e shumë të tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje