Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2Po2: “Unë krijoj këngë, nuk kopjoj si disa…”

2Po2: “Unë krijoj këngë, nuk kopjoj si disa…”
June 22
22:19 2016

Tashmë është kuptuar që “lufta” e vërtetë mes këngëtarëve shqiptarë bëhet për “të famshmet” klikime. Një nga personazhet që është përfshirë në këtë “vorbull” është edhe reperi 2Po2.

2Po2 ka postuar pak minuta më parë një “screenshoot” të faqes zyrtare të bashkëpunimit të tij me Flori Mumajesin në Youtube, ku shkruan: “8 Milion n’kajmak. E krijuar, jo e kopjuar!”

“Gone Girl” është publikuar vetëm pak muaj më parë dhe ka mbledhur tashmë 8 milionë klikime.

Por ajo që na bën përshtypje është fjalia e dytë e thënë nga reperi, i cili, mesa duket, edhe pse flet në përgjithësi, pa iu referuar dikujt në veçanti, mund të ketë dikë në mendje.

Të fundit që janë përfolur se kanë kopjuar Maitre Gims me “Bella” në këngën “Ajo” janë Majk dhe Getoar Selimi. Mos vallë Besniku ka pasur ata në mendje kur ka bërë postimin? Apo është thjesht një rastësi dhe publikimi i tij në Instagram është sa për të ngacmuar pak “gjakrat”?

Këtë mund të na e thotë vetëm Besniku…

8 Miljon N’kajmak 😀 E krijume jo e kopjume 👍🏻 @iamflorimumajesi @besnik2po2 #gonegirl

A photo posted by Besnik Canolli (@besnik2po2) on

Shperndaje