Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2po2 sulmon Ledion Liçon: Muzika ime i ka mbijetuar edhe injorantëve si puna juaj

2po2 sulmon Ledion Liçon: Muzika ime i ka mbijetuar edhe injorantëve si puna juaj
May 27
10:44 2016

Mbrëmja e djeshme e organizuar nga “Top Music Awards” në ambientet e një prej klubeve të natës në Tiranë për të shpallur kandidaturat e çmimeve që do të shpërndahen më 24 qershor, mblodhi shumë artistë të njohur të skenës shqiptare.

Sigurisht që shpallja e kategorive dhe e këngëve apo e artistëve konkurues i ndan pjesëmarrësit në të kënaqur dhe të pakënaqur.

Një ndër këta të fundit është edhe reperi 2po2, i cili vetëm pak minuta më parë është shprehur i revoltuar ndaj organizatorëve për arsye të nominimit të këngës së tij në bashkëpunim me Flori Mumajesin, në kategorinë “Collaboration of the year”.

“Për Top Awards, Me “Dashuri”!” – e nis fjalën e tij reperi, duke sulmuar drejtuesit me fjalën ‘injorantë’ dhe konkretisht Ledion Liçon, për t’i treguar se kush është në të vërtetë arkitekti i muzikës së tij. Madje ai e kthen në personale me moderatorin, duke i thënë: “Falë punës që bën dhe talentit që ka”, si për të ironizuar aftësitë e Ledionit.

Mesa duket 2po2 është ndjerë keq për shkak se kënga në bashkëpunim me Florin është prezantuar duke shkruajtur emrin e këtij të fundit në fillim, ndërkohë që “Gone Girl” është një projekt i reperit kosovar, ku Flori është bërë pjesë e bashkëpunimit.

Në fund 2po2 e mbyll postimin e tij duke vënë në dukje kontributin e Flor Mumajesit në albumin e tij, si për ta ‘shmangur’ mikun e tij nga qëllimi i shkrimit!

...

...
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje