Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2Po2 më romantik se kurrë më parë!

2Po2 më romantik se kurrë më parë!
October 18
12:18 2016

Reperin e njohur nga Kosova, 2Po2, e kemi parë gjithmonë nën “petkun” e një reperi që u thur vargje fenomeneve të ndryshme sociale e rrallëherë e kemi parë të shprehet në këtë mënyrë për dashurinë.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto në të cilën shfaqet në krahët e bashkëshortes së tij, Arbena Grajçevci Canolli, dhe shkruan: “Sot është ditëlindja jote! Urime zemër, por pa poezi. Thjesht urime, i bëfsh 100 vite të lumtura e të bukura ashtu siç e ke edhe zemrën!”

Më pas reperi shton: “Unë, ti edhe Zoti e dimë se e madhe është dashuria jonë! Në të mira e në të këqija, deri në frymën e fundit ty të kam krah të djathtë, krah të majtë. Thjesht ti je gjithçka për mua. Ti je vetë jeta! Të dua!”

Tani e kuptuam pse Besniku nuk bën shpesh të tilla dedikime në rrjetet sociale pasi u jep rëndësinë e duhur ditëve speciale si kjo… /Blitz.al/

sdasdasdas

Komento
Shperndaje