Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2Po2: Kjo pasaportë nuk të bën 100% shqiptar!

2Po2: Kjo pasaportë nuk të bën 100% shqiptar!
February 23
17:43 2017

Çështja e pajisjes së qytetarëve kosovarë me pasaporta të Shqipërisë ka gjeneruar gjithmonë debat, qoftë tek artistët, qoftë te personat e thjeshtë.

Së fundmi është reperi i njohur 2Po2 ai që ka ngritur zërin për këtë çështje.

Para pak minutash, reperi ka postuar një foto të pasaportës shqiptare në Instagram, ku shkruan: “Sipas portaleve, u dashka pasur kjo pasaportë për të qenë 100% shqiptar! Ndërkohë unë jam 100% francez sipas tyre? Jo more, 100 % shqiptar pasha Zotin! Pasaporta nuk përfaqëson 1 milion shqiptarë, doni apo s’doni ju!”.

Kështu, 2Po2 u përgjigjet edhe atyre këngëtarëve kosovarë që reklamojnë pasaportën e tyre shqiptare.

Ndërkohë ditën e sotme këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka publikuar foto me pasaportën e re shqiptare dhe mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer reperit./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje