Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

23 maji, zyrtarisht “Dita e Beyonce”-s në shtetin amerikan

May 24
11:36 2016

 

Zakonisht jemi mësuar që datat të marrin emrin e një personazhi të njohur vetëm pas vdekjes së këtij personazhi dhe pasi ai apo ajo ka lënë pas një vepër apo një mesazh që ka inspiruar gjerësisht publikun.

Por me Beyonce-n ka ndodhur ndryshe. Një nga shtetet më të rëndësishme të SHBA-së, Minnesota, ka shpallur datën 23 maj si “Dita e Beyonce”-es ( Beyonce Day).

Kjo jo pa një motivacion të rëndësishëm, por për të influencuar dhe motivuar vajzat dhe gratë me anë të muzikës dhe artit të saj, që kanë përcjellë gjithnjë mesazhe pozitive për shoqërinë dhe forcën e femrës.

Deklarata e veçantë është firmosur nga guvernatori i Minnesota-s dhe hyn në fuqi menjëherë.
Kjo datë është zgjedhur për shkak të koncertit të Bey-t ditën e djeshme pikërisht në këtë shtet, në TFC Bank Stadium, Minnesota, përballë një publiku prej më shumë se 60,000 personave në kuadër të “The Formation World Tour”.

Jo vetëm presidenti Obama qenka fans i Bey-t, por edhe guvernatorët e shteteve…

Komento
Etiketimet
Shperndaje