Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

20 vjet “Spice Girls”! Grupi ribashkohet, por…

20 vjet “Spice Girls”! Grupi ribashkohet, por…
July 09
13:21 2016

Lajmi i bujshëm për bashkimin e grupit “Spice Girls” më në fund konfirmohet, edhe pse jo në mënyrën që të gjithë e prisnin…

Grupi po rikthehet për të festuar ditëlindjen e 20-të, por jo i kompletuar, ashtu si fansat janë mësuar ta shohin e ta dashurojnë. Linja është e njëjtë, edhe pse më e vogël këtë herë, me “pamjen” e re të përbërë nga Geri Halliwell, Mel B dhe Emma Bunton.

Por ja ku vjen më interesantja: Ato nuk do të quhen më “Spice Girls”. Emri i tyre i ri do të jetë “GEM” (Geri, Emma, Mel).

Vajzat konfirmuan bashkimin në një videomesazh:

“Ne mendojmë se kemi miqtë më të mirë në botë!” – thotë Mel B, para se Geri të shprehet:

“Ju keni qëndruar krah nesh për 20 vite, prandaj duam t’ju themi faleminderit!”

Kanë kaluar 20 vjet tashmë që kur “Spice Girls” lançuan këngën “Wannabe”. Sot ato mendojnë të bëjnë një turne për të festuar këtë përvjetor. Hera e fundit që i kemi parë të gjitha vajzat bashkë ka qenë 3 vite më parë, kur u shfaqën në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër.
Fatkeqësisht, këtë herë, si Victoria Beckham ashtu edhe Melanie Chisholm, nuk do të marrin pjesë.

Ndoshta Victoria po përpiqet të shkëputet nga industria muzikore, pavarësisht zbulimit së fundmi të një albumi sekret të saj hip-hop. Përmendim këtu edhe linjën e saj të suksesshme të modës dhe kohën që i merr kujdesi për fëmijët.
Për sa i përket Mel C, me siguri ajo vazhdon ta ketë mendjen te lajmet se Mel B nuk e ndjek në Twitter dhe Instagram.

Komento