Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

20-vjeçaret që duken si 30-vjeçare…

20-vjeçaret që duken si 30-vjeçare…
October 19
19:51 2016

Nuk e kam kuptuar kurrë se pse adoleshentet e ditëve të sotme duan të duken më të mëdha në moshë. Më besoni që vitet ikin shpejt dhe “gra” do të bëheni një ditë. Ky fenomen vihet re edhe në showbiz-in shqiptar, ku janë të shumta “vogëlushet” këngëtare që, ndonëse të vogla në moshë (dhe për këtë duhen përgëzuar), po përjetojnë sukses dhe po bashkëjetojnë më së miri me famën.

Në moshën më të bukur e të freskët atyre iu duhet të grimohen dhe të rriten disa vite nga mosha e tyre reale dhe kjo edhe për shkak të grimit të rënduar që televizioni dhe klipet e kërkojnë, veshjeve që zgjedhin apo edhe për shkak të ndërhyrjeve estetike që kanë bërë në fytyrë dhe trup.

Kur të mësoni moshën e këngëtareve tona do të habiteni edhe ju si ne.

Enca Haxhia  (19 tetor 1995)

Ajo ka festuar sot 21-vjetorin e lindjes dhe lajmet për të kanë pushtuar portalet shqiptare. Por Enca tregon më e madhe në moshë, kjo për shkak të grimit të rënduar, pasi kur është ujë e sapun duket shumë më simpatike dhe afër moshës së saj reale.

Kida  (21 dhjetor 1997)

Aktualisht është 18 vjeçe, por suksesin e ka përjetuar në moshën 16-vjeçare. Bëhet fjalë për Orhidea Latifin ose Kida, siç njihet me emrin e artit, e cila numëron një sërë trofesh e suksesesh, ndonëse e vogël në moshë. Këngëtarja nga Kosova është konsideruar edhe si kameleon i showbiz-it, pasi e ndryshon shumë shpesh look-un e saj dhe kjo ka bërë që të duket edhe më e madhe në moshë.

Eni Koçi  (5 korrik 1996)

Një tjetër 20-vjeçare që tregon pak më e madhe në moshë është edhe e vogla e familjes Koçi, Eni. Biondja simpatike, veç të tjerash, është përfolur edhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë në imazhin e saj.

Dhurata Dora (24 dhjetor 1992)

Dhurata Dora është nga ato këngëtare që nuk gabon me projektet muzikore që publikon dhe ndër më të kërkuarat e mbrëmjeve koncertore. Por edhe 23-vjeçarja, njëlloj si koleget e saj, duket më e madhe dhe kjo edhe falë operacioneve plastike që ka bërë në fytyrë.

Xhensila Myrtezaj (11 prill 1993)

Ajo është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare. Xhensila Myrtezaj është prej vitesh pjesë e showbiz-it, por pak kush e di që ajo është vetëm 23 vjeçe. Grimi i rënduar është ai që rrit paksa në moshë Xhensilën, pasi bukuria e saj është “bio”. Pak muaj më parë Xhensila guxoi të dilte pa pikë grimi në fytyrë në emisionin “Fun Day” në In Tv.

Beatrix Ramosaj (9 qershor 1994)

Trixa është një tjetër bukuroshe e skenës shqiptare. Veçanërisht kur i lyen flokët me ngjyrë të kuqe, ajo tregon më e madhe në moshë prandaj këshilla jonë për të është që të qëndrojë te nuancat natyrale.

Anxhelina Hadërgjonaj (2 dhjetor 1992)

Femrat e fisit Hadërgjonaj-Ramosaj janë konsideruar shumë të bukura dhe e tillë është edhe vajza e vogël e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina. Ndonëse një vajzë shumë seksi, me trup e forma perfekte, edhe Anxhelina duket më e madhe se 23 vjeçe.

Image result for anxhelina hadergjonaj

Elita Rudi (28 qershor 1994)

Grim të rënduar dhe që e rrit në moshë bën edhe moderatorja nga Kosova, Elita Rudi. Rudi është 22 vjeçe dhe është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin Bekim Balaj.

Etiketimet
Shperndaje