Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

20 milionë paund në vit për të qëndruar në hotel, oferta e çmendur për këngëtaren e njohur

20 milionë paund në vit për të qëndruar në hotel, oferta e çmendur për këngëtaren e njohur
October 23
17:04 2017

Këngëtarja Adel ka marrë një ofertë me një shumë jashtëzakonisht të madhe, plot 20 milionë paund për të qëndruar një vit në Hotelin “The Wynn” në Las Vegas.

“The Sun” , ka shkruar se hoteli është shumë i interesuar dhe e kërkojnë dëshpërimisht këngëtaren 29-vjecare në bordin e tyre, duke i kanë ofruar një shifër marramendëse prej 380 mijë paund për cdo shfaqje që mund të përformojë.

Pronarët e “The Wynn Hotel” shprehen se janë shumë të gatshëm për tu përshtatur me kushtet e këngëtares britanike, dhe se janë të hapur për negociata të mëtejshme.

Nëqoftse do ta pranojë apo jo Adele këtë ofertë që nuk duket edhe shumë keq, mbete për tu parë në ditët në vazhdim. /Blitz.al/

 

Shperndaje