Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2 vjet pa Dr. Florin, dedikimi i Landi Hysit në Facebook

2 vjet pa Dr. Florin, dedikimi i Landi Hysit në Facebook
November 16
18:10 2016

Një nga ngjarjet më të trishta të showbiz-it shqiptar ka qenë ndarja nga jeta e Dr. Florit. Ditën e nesërme mbushen plot 2 vite nga ikja e tij, e cila la gjurmë në jetën e shumë artistëve dhe admiruesve të tij.

Një nga pjesëtarët e grupit “West Side Family” dhe njëkohësisht një nga miqtë e tij më të mirë, Landi Hysi, ka kujtuar mikun e tij të ndjerë me një status në Facebook, ku shkruan: “Nesër bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do të mendoj:

“Shpeshherë, kur më vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend një dialog nga filmi “Përrallë nga e kaluara”:

– Do jetojë baba Sotiri.

– Maskarai!

– Maliqi.

– Edepsëzi!

– Kotja.

– Shtriga!

– Tana.

– …

– Gjinua

– …

– Do dalë dielli. Do këndojnë zogjtë.

– Ja këndoi. Pse të vdes pa faj? Ku ta gjej të drejtën?… “.

“RIP DR. FLORI”, – e ka mbyllur statusin e tij këngëtari i njohur, i cili nuk ka ngurruar të vendosë edhe një sërë hashtag-ësh. /Blitz.al/

 

45545445

Komento
Shperndaje