Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2 shqiptare në “Victoria’s Secret Fashion Show”? Tashmë është zyrtare

2 shqiptare në “Victoria’s Secret Fashion Show”? Tashmë është zyrtare
November 01
18:46 2018

Mbrëmjen e 2 Dhjetorit një super event bukurie vjen në ekranet e mbarë botës. Bëhet fjalë për ‘Victoria’s Secret Fashion Show’ dhe sigurisht që nuk mund të mungonin përfaqësueset shqiptare dhe këtë herë.Nuk bëhet fjalë për modele, edhe pse do na pëlqenin t’i shihnim dhe aty.

Është bërë publike lista e këngëtareve që do të përforojmë dhe janë plot 7 artistë, më shumë se çdo vit tjetër. Dhe në krye të saj qëndrojnë Bebe Rexha dhe Rita Ora. Janë pikërisht organizime të tilla që rikonfirmojnë suksesin e vajzave tona dhe ne ndihemi shumë krenarë e të lumtur.

Përkrahë tyre do të jenë dhe Halsey, The Chainsmokers, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes dhe The Struts. Do të jete një mbrëmje që do ta shijojnë të gjithë, me sfilatën më të pakrahasueshme në botën e modelingut dhe me muzikë të mirë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje