Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15-vjetori i dashurisë i Sonila Meços…

15-vjetori i dashurisë i Sonila Meços…
October 25
17:09 2016

Moderatorja e njohur, Sonila Meço, ka festuar 15-vjetorin e dashurisë me bashkëshortin e saj, Drini Jasa. Njohja e tyre ka filluar pikërisht në televizion, kur Sonila prezantonte emisionin sportiv “Euro Bar” në Tv Klan.

Meço njihet si një nga moderatoret më të sakta dhe të rrjedhshme dhe kjo tërhoqi vëmendjen e përgjegjësit të transmetimit, Drini Jasa. “Kam ardhur të shoh ku e ke prompterin… por unë prompter nuk kisha”, – ka thënë Sonila Meço në një intervistë televizive duke treguar se ai djalosh simpatik u bë më pas bashkëshorti i saj.

Drini dhe Sonila janë tashmë prindër të një vogëlusheje bukuroshe, e cila quhet Amaris.

Komento
Shperndaje