Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15-vjetori i bardhë dhe shumë klas i vajzës së Blendi Fevziut: Nuk ka më bukur se kaq! 

15-vjetori i bardhë dhe shumë klas i vajzës së Blendi Fevziut: Nuk ka më bukur se kaq! 
October 22
15:20 2017

Vajza e madhe e moderatorit Blendi Fevziu, Mishel përpara disa ditëve festoi 15 vjetorin e saj. Këtë përvejtor shumë të bukur ne e morëm vesh prej vetë moderatorit të ‘Opinion’ i cili pasi postoi shumë tufa me lule që i kishin ardhur vajzës së tij në këtë ditë kishte shkruar përbri edhe urimin: “Edhe 100 Mishel”.

Por duket se festa nuk ka mbaruar me kaq, sepse ky përvjetor i rëndësishëm në adoleshencë ka rëndësinë e tij ndaj dhe Mishel ka organizuar një festë të madhe në pishinë për të afërmit dhe miqtë e saj.

Happening now 🎈🎈🎈 Pool party 🎉 Mishel 15 vjetori DJ @amievent_official

A post shared by Ami Event (@amievent_official) on

‘Sekreti’ është zbuluar nga Ami, kompania e së cilës është marrë me kurimin e detajeve të festës. Tullumbace të mëdha, shandanë ndriçues dhe dekorime klas për festën e Mishelit e cila ka preferuar ngjyrën e bardhë si temë për ditëlindjen e saj. /Blitz.al/

Shperndaje