Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15 vite Top Channel, ja detajet nga festa që ndezi atmosferën në kryeqytet

15 vite Top Channel, ja detajet nga festa që ndezi atmosferën në kryeqytet
December 20
12:43 2016

Mbrëmjen e djeshme Top Channel ka festuar ditëlindjen e 15-të në tregun mediatik. Si çdo festë, edhe ajo e Top Channel dhe e gjigantit të platformës dixhitale, “Digitalb”, përcolli një atmosferë fantastike në kryeqytet.

Kjo mbrëmje bëri bashkë shumë figura publike e këngëtarë të suksesshëm, të cilët ndezën atmosferën duke u dhënë gjithashtu edhe më shumë gjallëri festave të fundvitit.

Disa prej tyre ishin Xhensila Myrtezaj,  Renis Gjoka, Alban Skënderaj, Eneda Tarifa, Sinan Hoxha, Eugent Bushpepa, Klajdi Haruni dhe Bruno, të cilët performuan për të gjithë të pranishmit deri në orët e para të mëngjesit. Nuk ishte surprizë aspak që edhe Elvis Pupa ti bashkohej skenës për të kënduar.

Moderatore e këtij eventi ishte gazetarja e njohur Elona Duro.

Prej 15 vitesh, Top Channel ka eksperimentuar dhe ka sjellë për publikun shqiptar një tjetër frymë informimi, duke u kthyer kështu në një nga mediat më të suksesshme dhe më të ndjekura në Shqipëri. Drejtuesit e Top Media-s kanë premtuar se të njëjtin nivel cilësie do të ruajnë edhe në vitet në vijim. /Blitz.al/

Shperndaje