Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15 shkurti nuk është festë zyrtare ama këta këngëtarë zgjodhën pikërisht këtë ditë për të publikuar projektet

15 shkurti nuk është festë zyrtare ama këta këngëtarë zgjodhën pikërisht këtë ditë për të publikuar projektet
February 15
19:16 2019

Vetëm pak më parë janë publikuar tre projekte për të cilat publiku shqiptar kishte kohë që po priste.

Bëhet fjalë për tre këngë të artistëve të ndryshëm të cilët mesa duket pa dashur e kanë planifikuar datën 15 shkurt si më të pvrshtatur për të publikuar klipet e tyre.

“Selfish”

Era Istrefi, këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë, vetëm pak javë më parë lajmëroi bashkëpunimin e saj me dy nga emrat më të njohur në botë të muzikës elektronike dhe hours, Dimitri Vegas & Like Mike.

Kënga mban titullin “Selfish” dhe Era është e ftuar në këtë videoklip. Kënga është tejet ritmike, me siguri një nga këngët që do dëgjohet më së shumti në ditët në vijim dhe flet për një çift që e shohin botën ashtu si dashuria e tyre, me ngjyra, që ëndërrojnë.

“That’s mine”

Në po të njëjtën ditë është publikuar një tjetër projekt i shumë pritur nga fansat e Ledri Vulës dhe Gashit .

Pak më parë ata kanë prezantuar “That’s mine” një këngë tepër verore dhe me stil shumë bashkëkohor. Xhirimet e videoklipit janë realizuar në Prishtinë dhe vetë Gashi vshtë shprehur se kjo vshtë një këngë për Kosovën. Dy këngëtarët shfaqen më së shumti në rrugët e qytetit, duke luajtur dhe dhënë akullore fëmijëve.

“Boll u bo tu vujt”

Edhe Luana Vjollca ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të publikuar videoklipin e saj më të ri. “Boll u bo tu vujt” është një këngë ku vajza i thotë djalit se duhen të lënë pas gjithë mëritë dhe zënkat dhe të duhen, të lumturohen. Luana është shfaqur ndryshe në këtë projekt, brune me flokë më të shkurtër se zakonisht dhe komplimentat i ka marrë prej ditësh në Instagram-in e saj ku dhe hodhi një foto. Por përtej ndryshimit të saj, një tjetër detaj që tërheq vëmendjen në klip është se në një moment në ekran del një tabelë e zezë e cila kërkon ndjesë që nuk ka plane por duket se Luanës nuk i ka pëlqyer asnjë imazh i këtij momenti ndaj e ka lënë thjesht të zezë. Epo edhe këtë nuk e kishim parë e dëgjuar ndonjëherë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje